Komisioni Hetimor për blerjen e teksteve shkollore do të intervistojë drejtorët e Arsimit të tri komunave

- Advertisement -

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor, do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

- paragrafi 1 -

Mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje pritet të intervistohen Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës; Naser Gega, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës dhe Drita Kadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës, Mitrovicë e Jugut .

Njoftimi i plotë:

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024

- Advertisement -

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Intervistimi i dëshmitarëve-
– Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës;
– Naser Gega, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës;
– Drita Kadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës, Mitrovicë e Jugut .