A ka një dyshe më ikonike se kombinimi i duhur i fustaneve me çizme? Kjo veshje është kaq e fuqishme, sa do t’ju bëjë të ndiheni rehat dhe të ktheni koka pas, kur të ecni.
Influencueset e Instagram-it e shfrytëzojnë shpeshherë kombinimin “fustan-çizme” edhe për fotot estetike të rrjeteve sociale. Luani me ngjyrat, dizajnet dhe shikoni më poshtë për disa prej kombinimeve më të mira!
#1
Fustan i gjerë, pak i shkurtër me çizmë të zeza (ose kambale)
Një pamje vajzërore dhe e freskët. Me vjeshtën nëpër këmbë dhe erën që fryn, ju mund të vishni një palë pantallona të shkurtra poshtë fustanit për t’u ndjerë edhe më komode.
#2
Fustani Midi dhe çizme të gjata
Nëse ka një kombinim që ju tregon seksi, klasike dhe të veshur shtrenjtë njëkohësisht është pikërisht ky. Një fustan dimëror pas trupi me një palë çizme lëkurë.
Nuk do gabonit kurrë!
#3
Dizajni me lule me çizmet “kauboj”
Duk ardhur pranë një stili më vintage, një fustan me lule me çizmet të shkurtra është zgjedhja e duhur për një drekë me mikeshat apo një pije gjatë paradites. Kjo veshje mund të përdoret në pranverë, në vjeshtë nëse shtoni një xhaketë dhe në dimër, nëse shtoni edhe një shall.
#4
Dizajni me kuadrate
Mund të eksperimentoni me modelin e çizmeve, me të cilat do të vishni fustanet me këtë dizajn, pasi kjo varet edhe nga modeli i tij. Sidoqoftë, ju tashmë e dini se me të zezën, nuk gaboni kurrë.