Kolla është një nga problemet e shpeshta tek fëmijët dhe shpeshherë një nga simptomat e para të një gripi apo një ftohjeje.
Në shumicën e rasteve, kolla ndërpritet disa ditë pas shërimit. Por ka raste që zgjat më shumë se 10 ditë. Në rastet kur fëmija vazhdon të ketë kollë, provoni hapat e mëposhtëm për të ndaluar gripin apo ftohjen të përhapet edhe në pjesëtarët e tjerë të familjës.
Jepini shumë lëngje si ujë, ose diçka të ngrohtë të shoqëruar me mjaltë, si kamomil, trumzë ose glikanxo. Kujdesuni që këto lëngje të mos jenë shumë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë gryka e tyre mund të irritohet.
Blini ujë të oksigjenuar dhe filloni ta hidhni në hundën e tij 4-5 herë në ditë. Kjo metodë nuk është e lehtë sepse fëmijët kanë frikë, por është shumë efektive.
Kujdesuni që të bëjë disa herë dush të nxehtë mes avullit. Avulli ndihmon në hapjen e hundëve.
Për të krijuar më shumë lagështi, vendosni një peshqir të lagur ose një enë me ujë mbi kaloriferin e nxehtë.
Gjatë gjumit vendosini 2-3 pika eukalipt poshtë hundës në mënyrë që të marrë frymë më lehtë.
Në një tenxhere mund të zjeni ujë me trumzë dhe nën kujdesin tuaj ta lini fëmijën të thithë avujt që dalin prej saj.
Edhe pse fërkimet nuk kanë efekte të drejtpërdrejtë tek kolla, do e bëjnë fëmijën të flerë më i qetë, ndaj me një krem fërkoni gjoksin e tij, para se të shkojë për të fjetur.
Gjatë gjumit kujdesuni që koka e tij të jetë në lartësi, kjo e ndihmon të marrë frymë më lehtë, pavarësisht bllokimit.