Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan, Sedije Sadiku, ka marrë titullin doktor shkence, me çrast ka marrë letër urimi nga kolektivi i shkollës.
“Ne, kolektivi i shkollës jemi krenarë me arritjet tuaja dhe ju inkurajojmë të vazhdoni rrugën tuaj të shkencës me integritet dhe dëshirë të pandalshme për ndryshim dhe përparim”, thuht ndër të tjera në letrën urimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Letër urimi
…
E dashur drejtoreshë Dr. Sevdije Sadiku
Sot, ne festojmë jo vetëm një titull zyrtar, por edhe një rrugë të gjatë përpjekjesh, sakrificash, dhe këmbëngulje. Kjo është një fitore që shpie në një periudhë të plotë angazhimi, studimi dhe përkushtimi ndaj dijes. Ju keni kaluar sfidat me guxim dhe besim, duke lënë pas një gjurmë të thellë në fushën tuaj të studimit.
Doktor shkence, është titull që simbolizon një kapacitet të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar dhe kuptuar në thellësi fushën tuaj të specializuar. Ju keni treguar se dija nuk ka kufij dhe se kur përkushtohesh me pasion, arrin të kuptosh thellësitë e misterit të shkencës.
Ne, kolektivi i shkollës jemi krenarë me arritjet tuaja dhe ju inkurajojmë të vazhdoni rrugën tuaj të shkencës me integritet dhe dëshirë të pandalshme për ndryshim dhe përparim.
Kjo shënon fundin e një epoke të vjetër dhe fillimin e një kapitulli të ri. Andaj, t’a gëzoni titullin dhe mbajeni me krenari!
Sinqerisht,
Kolektivi i shkollës