Ka dalë dje në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.
Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
Vlera e një koeficienti është llogaritur 120 euro.
Për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 6.2 që i bie të marrin pagë 744 euro.
Kujtojmë se shumica e shkollave janë në grevë dhe përplajsa mes SBASHK–ut dhe Qeverisë po vazhdon.
– Advertisement –
E para po bën thirrje të vazhdojë greva dhe po kërkojnë 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, kurse ekzekutivi cdo ditë po ju bën thirrje mësimdhënësve të nisin mësimin.
Ndërsa ministri i Financave ka paralajmëruar ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevisë. /Albanian Kids Education/