Koeficienti i pagave shkon në 110 euro, Jasharaj: Jemi të pakënaqur, nuk është rritje

- Advertisement -

Pagat e muajit janar në të gjithë sektorin publik kanë pësuar rritje.

- paragrafi 1 -

Nga 105 euro sa ishte deri në fund të vitit 2023, koeficienti i pagave në sektorin publik për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

- Advertisement -

Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Sipas ligjit, Presidentja e vendit e ka koeficientin më të madh, duke i shkuar paga nga 1890 euro në 1,980.

Me rritje do t’i marrin pagat edhe kryeministri e kryeparlamentari.

- Advertisement -

Albin Kurti e Glauk Konjufca pagat e muajit janar do t’i marrin prej 1 mijë 870 euro.

Me këtë ngritje të pagës, nuk janë të kënaqur nga sindikatat.

Kryetari Sindikatës, Rrahman Jasharaj në një prononcim për media thotë që Ligji i Pagave është bërë për të mëdhenjtë.

Ai nuk pajtohet me koeficientin e pagave prej 110 euro.

“Ligji i Pagave është bërë më të mëdhenjtë, pra që të kenë paga të larta, nuk është bërë për sektorin publik as për zjarrfikësit, as për punëtorët arsimor, as për Policinë e Kosovës, e as për administratën”, ka thënë ai.

Ngritja e koeficientit në 110, për Jasharajn nuk është rritje e pagës.

“Kjo rritje nuk mund të quhet rritje sepse nuk ju ndihmon punëtorëve të arsimit fare me kërkesat e përditshme të jetës dhe është lëvizje që nuk ndryshon asgjë tek punëtorët e arsimit, përveçse i kanë shtuar pakënaqësitë e këto kanë ndikuar edhe tek numri që kanë kërkuar pushim pa pagesë”, u shpreh ai.