E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

“Koeficienti 105 euro për rritjen e varfërisë dhe ikjes së profesionistëve”

- Advertisement1-

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se koeficienti për rritjen e pagave është një i atillë për rritje të varfërisë. Një reagim i tillë vie pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas Deliut, konficienti paraqet përshpejtimin e ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore.

- Advertisement -

“Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve! Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës. Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë”, ka shkruar Deliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

E reja sipas tij është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.Kreu i Qeverisë ka thënë se Fondi i pagave për herët të parë po rritet me 100 milionë euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...