Koduesit e vegjël të shkollës “Skënder Çaçi” mësojnë kodimin

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka takuar koduesit e vegjël të shkollës “Skënder Çaçi,

Ajo thotë se 340 laboratorë inteligjentë janë tashmë funksionalë dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit për mësimdhënien digjitale, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Koduesit e vegjël të shkollës “Skënder Çaçi” mësojnë kodimin, por edhe argëtohen në lëndën e TIK-ut, në laboratorin e ri Smart, i pajisur tashmë me 19 laptopë të rinj. 🎒🖥️💻

340 laboratorë inteligjentë janë tashmë funksionalë dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit për mësimdhënien digjitale.

- Advertisement -

Synimi është që harta të zgjerohet brenda dy viteve të ardhshme me 985 laboratorë inteligjentë, ndërsa kurrikula e TIK do të shtrihet në të gjitha klasat e arsimit parauniversitar, deri në gjimnaze.👩‍💻👨‍💻 📚