E hënë, 24 Shkurt, 2025

KMDLNJ: Reagimi i Minsitrisë së Arsimit ndaj SBAShK-ut është arrogant

- Advertisement1-

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), kanë thënë se e përkrahin çdo protestë të SBASHK-ut që është në kuadër të veprimeve sindikaliste.

“KMDLNj konsideron se greva e paralajmëruar nga SBAShK-u duhet të përdoret vetëm si mjet i skajshëm pasi të jenë shterur të gjitha mundësitë e tjera. Gjithashtu, KMDLNj është kundër tendencës që kërcënimi me grevë të shndërrohet në një instrument shantazhimi dhe presioni”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

- Advertisement -

Tutje, thuhet se nxënësit nuk duhet të pësojnë për shkak të mosmarrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me SBASHK-un, pasi “ekzekutivi po e mbron një interes politik kurse sindikata një interes material”.

Në fund, KMDLNj thotë se pret që Qeveria e Kosovës të sillet në mënyrë korrekte me SBAShK-un duke bashkëpunuar si partnerë për një interes të përbashkët në mënyrë që të mos e dëmtojnë procesin mësimor.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Qeverisë dhe SBASHK-ut del të jetë më problematik se normalizimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje. Reagimin e MAShTI-t ndaj SBAShK-ut, KMDLNj e konsideron si arrogant, të papërshtatshëm dhe joprofesional”.

Sindikata e Arsimit tash e sa muaj kërkon që në Ligjin e Pagave të rritet koeficienti i pagave të mësimdhënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...