E hënë, 24 Shkurt, 2025

KMDLNj: Kërcënimi i qeverisë për ndalje të pagave, shkelje e të drejtave të njeriut

- Advertisement1-

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një reagim për media thekson se Kosova po përballet me greva dhe kërcënim për greva shkaku se sindikalistët kanë kërkuar rritje të pagave e që po refuzohet nga qeveria.

KMDLNj thekson se kërcënimi i qeverisë për ndalje të pagës është shkelje e të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

“Nga të gjithë segmentet që kanë filluar grevën apo që do të bëjnë grevë së shpejti, arsimi është më i ndjeshmi dhe më kërcënuesi. KMDLNj është deklaruar shumë herë se greva është mjet i skajshëm apo i fundit i një veprimi sindikalist. Në mungesë të vullnetit, në radhë të parë të qeverisë, që përmes dialogut me sindikata të gjej zgjidhje sipas kërkesës së sindikatave apo, si zgjidhje kalimtare të jetë një marrëveshje e afatizuar, dy palët kundërshtuese janë barikaduar duke mos ofruar asnjë zgjidhje”, thuhet në reagim.

KMDLNj më tej thekson se këto sindikata janë shpërfillur nga qeveria, janë kërcënuar verbalisht dhe tani po kërcënohen se do të mbesin pa paga nëse bëjnë grevë.

“Natyrisht se, nëse ky kërcënim nga qeveria jetësohet do të ishte shkelje e rëndë e Ligjit të Punës dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për faktin se organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohen me ligj. Vetëm shtetet diktatoriale dhe fashiste kanë vepruar kështu ndaj grevistëve”, thuhet më tej.

KMDLNj thërret Qeverinë e Kosovës “t’i ulë armët e kërcënimit dhe të gjejë një zgjidhje bashkë me sindikatat”.

Këshilli po ashtu fton sindikatat që të përpiqen t’i shmangen grevës së përgjithshme deri në shterjen e të gjitha mundësive.

“KMDLNj përkrahë grevën, si e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut vetëm kur mbetet mjeti i fundit për realizim të drejtave të tyre”, thuhet në fund.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...