Klubi Shkencor i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren përmbyll me sukses aktivitetet e vitit shkollor

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” ka përmbyllur me sukses aktivitetet e Klubit Shkencor për vitin shkollor 2025/2026, duke shënuar fundin e një viti të mbushur me iniciativa kreative, projekte edukative dhe angazhim të vazhdueshëm të nxënësve.

- paragrafi 1 -

Në mbledhjen përmbyllëse të mbajtur së fundmi, u vlerësua puna e anëtarëve të klubit, të cilët gjatë gjithë vitit morën pjesë në aktivitete që synonin zhvillimin e aftësive hulumtuese, mendimit kritik dhe bashkëpunimit në grup, duke kontribuar njëkohësisht në jetën shkollore.

- Advertisement - M1

Nga drejtuesit e klubit u shpreh mirënjohje e veçantë për drejtoreshën e shkollës, Gylaj Shipkovica, për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm që ka ofruar në realizimin e aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe edukative.

Gjatë vitit shkollor, kryesinë e Klubit Shkencor e udhëhoqën nxënëset Arta Halilaj dhe Rrezana Siqeca, të cilat u vlerësuan për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar në koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të klubit.

Klubi Shkencor falënderoi të gjithë anëtarët për angazhimin, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive, duke theksuar se ky vit solli përvoja të vlefshme dhe rezultate të rëndësishme për komunitetin shkollor.

- Advertisement - m2

Me përmbylljen e këtij kapitulli, anëtarët e klubit shprehen të gatshëm për sfida dhe projekte të reja që i presin në vitet e ardhshme, duke synuar të vazhdojnë promovimin e dijes, hulumtimit dhe inovacionit në shkollë.

Shqip | English