Klevis Imeri diplomon në drejtimin Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike të Universitetin e Budapestit

- Advertisement5 -

Klevis Imeri ka përmbyllur me sukses të shkëlqyeshëm studimet në drejtimin Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike (Computer Science Engineer) në Budapest University of Technology and Economics, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë Luigj Imeri, babai i Klevisit përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement - M1

Ai thotë se si prind ndjejnë krenari të thellë, jo vetëm për arritjen akademike, por për formimin e Klevisit si i ri me vlera, integritet dhe vizion.

Postimi i tij i plotë:

Excellent with Highest Honours – Me sukses të shkëlqyeshëm, me nderime të larta.
Sot është një ditë krenarie e veçantë për familjen tonë.

- Advertisement - m2

Djali ynë, Klevis IMERI, përmbylli me sukses të shkëlqyeshëm studimet në drejtimin Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike (Computer Science Engineer) në Budapest University of Technology and Economics.

Ky sukses nuk është vetëm rezultat i talentit, por i punës së palodhshme, disiplinës, përkushtimit dhe besimit të palëkundur në dije si themel i zhvillimit personal dhe kombëtar.

Si prindër, ndjejmë krenari të thellë jo vetëm për arritjen akademike, por për formimin e tij si i ri me vlera, integritet dhe vizion.

Ne besojmë se të rinjtë tanë, të arsimuar në universitetet më të mira evropiane, janë kapitali më i çmuar i kombit tonë dhe garancia për një të ardhme më të zhvilluar.

Rrugëtimi vazhdon…

Me dije, me përkushtim dhe me dashuri për atdheun 🇦🇱🇽🇰
Urime Klevis! Jemi krenarë me ty