Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve.
Së fundmi ka prezantuar mësuesën e gjeografisë në shkollën “Klodian Tanushi” në Tiranë, Klementina Ferhati me një përvojë 15-vjeçare në arsim.
Postimi i saj:
#MirënjohjePërMësuesitTanë 🧑🏫 🤍
Mësuese e gjeografisë në shkollën “Klodian Tanushi” në Tiranë, Klementina Ferhati me një përvojë 15-vjeçare në arsim, me studime të avancuara dhe titullin Doktor Shkencash, është një shembull frymëzimi për nxënësit e saj, duke i ndihmuar të zbulojnë botën përmes gjeografisë.