Intervistoi: Donat Maloku
Është vetëm 11-vjeçare, por ka aq shumë aktivitete të zhvilluara sa do t’ia kenë lakmi edhe shumë persona të famshëm. Ka shumë këngë të realizuara, është një vallëtare e shkëlqyeshme, ka talent edhe në picture ndërsa e ka sporvuar vetën edhe në moderim.
Të gjitha këto aktivitete që bën prej vitesh padyshim se mund të quhet një yll i estradës së fëmijëve shqiptarë. Fjala është për Klea Rrapi e cila në një intervistë dhënë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet hollësisht për të gjitha aktivitetet që ka realizuar deri tani, ndërsa tregon edhe ëndrrat që ka kur të rritet.
Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku vijoni mësimet?
Klea Rrapi: Jjam 11 vjeçare nga Tirana, vijoi mësimet në shkollën 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në Tiranë.
Klea duke kënduar – video e dërguar enkas për Kids of Kosova
Kids of osova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë?
Klea Rrapi: Qysh moshën 4-vjeçare jam në kursin e valleve me mjshtrin e madh, prof: Skender Haklaj, ku kam marrë pjesë në shumë aktivitete të mëdha dhe të vogla.
Po përmend disa prej tyre:
16 janar 2016 në emisionin Tangram në “Ora New”, në qershor 2016 në “Sofra Dardane”, 15 dhjetor 2016 në koferencën shkencore kombëtare të mbajtur nga prof. Skender Haklaj në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë 17 gusht 2017 në emisionin “Mesdite” në Vizion +, 21 janar 2017 në emisionin Tangram “Ora News” përsëri.
Në korrik 2017 në bjeshkët e Tropojës në Sulbicë, ku kishim filmimet për në UNESCO, më 8 gusht 2017 në Plave-Guci, në koncertin “Kënga e vallja na bashkoi”, ku grupi jonë “Folk Trevar” fitoi çmimin e parë. Me 10 korrik 2017 te ” Amfiteatri” , me 12 janar 2018 në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, kurse intervista e fundit ishte më 21 nëntor në emisionin “Rreze Dielli” me gazetaren Katerina Trungu, ku ishim të ftuar bashkë me vëllain tim dhe profesorin tonë Skender Haklaj.
Kam aktivitete edhe duke pikturuara dhe së fundmi fola për një televizion edhe për pikturën.
Kids of Kosova: Në cilat festivale keni marrë pjesë, dhe çfare çmime keni fituar?
Klea Rrapi: Rruga e artit për mua vazhdon dhe në pjesën tjetër të jetës, sepse jam që në moshën 6- vjeçare te Qendra Kombëtare e kulturës për Fëmijë në Tiranë.
Në kursin e këngës ku kam marrë pjesë në shumë evente dhe kam realizuar shumë këngë si p.sh. kënga ime e pare “Unë jam Klea”, pastaj kënga “Shqipe” bashkëpunim me miken time Grejsi Lita, “Lulekuqet” dhe kënga ime shumë e dashur të cilënja kam kushtuar vëllait tim “Vëllai jonë”.
Sapo kemi përfunduar dhe një bashkëpunim Unë, Grejsi Lita dhe Eglis Toska, kënga quhet “Shoqëria Jonë”.
Kam marrë pjesë edhe në sfilatën “Miss & Mister Albania” të organizuar nga Albana Cakshiri, ku fitova çmimin “Best Performance Albania”
Me datën 12 shtator 2020, isha e ftuar nga drejtor/koreograf z.Fatjon Sulstarova, për të prezantuar edicionin e 6-të “Ne jemi bota “.
Kids of Kosova: Çfarë synon të bëhesh kur të rritesh?
Klea Rrapi: Do të vazhdoj kurset dhe për shum vite të tjera. Por ajo çfarë kam ëndërr të kem profesion në të ardhmen është të bëhem gazetare ose një psikologe.
Kids of Kosova: Mesazhi juaj per bashkemoshataret?
Klea Rrapi: Mesazhi im për të gjithë moshatarët është të mësojnë shumë, që të arrijmë të realizojnë ëndrrat e tyre. (KidsofKosova).