Viti i ri shkollor nisi më 3 tetor pasi u pezullua greva deri në janar,
Por përkundër se nxënësit ju rikthyen bankat shkollore, jo të gjithë po kanë libra.
Më së shumti mungesë të librave po kanë nxënësit e klasave të V-ta, të cilët qysh në fillim të vitit shkollor nuk i kanë disa nga librat bazë.
Një mësimdhënës në shkollën “Zenun Çoçaj” në Gjonaj ka konfirmuar për Albanian Kids Edication se mungojnë disa libra të klasës së V-të.
“Mungojnë disa nga librat e klasës 5-të, Gjuhë Shqipe, Njeriu dhe Natyra, Arti Figurativ, Historia (apo edukimi për mjedis e shëndet- si lëndë zgjedhore)”, ka thënë mësimdhënësi.
Edhe mësimdhënës në shkolla të tjera kanë konfirmuar se ka mungesë të librave të klasave të V-ta. / Albanian Kids Education/.