Klasa V/3 nga shkolla “Daut Bogujevci” promovuan revistën “Nektari ynë” në Panairin e Librit në Prishtinë

- Advertisement -

Nxënësit e klasës V3 të shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë kanë publikuar revistën “Nektari Ynë” në Panairin e Librit në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Mësuesja Sebahate Sopjani ka bërë të ditur për Albanian Education se revista përmbanë aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare që janë zhvilluar përmes klubeve të klasës nga klasa I-V, po ashtu nxënësit kanë shprehur imagjinatën e tyre me shkrime letrare.

- Advertisement -

Deklarata e plotë e mësueses:

Nxënësit e klasës sime,dje performuan në teatrin “Faruk Begolli” që promovuam revistën “Nektari ynë”.

Përmes kësaj reviste,nxënësit promovuan kreativitetin e tyre,revista përmbanë aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare që janë zhvilluar përmes klubeve të klasës nga klasa I-V, po ashtu kanë shprehur imagjinatën e tyre me shkrime letrare.

- Advertisement -

📍 Falenderojmë Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë për botimin e revistës tonë dhe po ashtu shkrimtarin për fëmijë Xhevat Syla për kontributin e tij!

🔸 ️Në këtë program të jashtëzakonshëm me disa aktivitete që ndërlidhëm me kulturën dhe trashëgiminë tonë me vlera të larta të valleve popullore dhe traditave tona përmes dramës së”Bareshës”.

📍 Momenti më emocionues i programit ishte lansimi i këngës🎵🎼🎙 “Lamtumirë mësuesja jonë” kënduar nga Rina Ukiq dhe kori i klasës V/3.

Emocion,dashuri,argëtim,kënaqësi me një performnacë të jashtëzakoshëm në moderimin e programit nga vetë nxënësit me plot sharmë dhe pasion.

Suksese nxënës,qofshi faqebardhë!