Klasa në shkollën ku mësojnë shqiptarët në Suedi me kushte fenomenale: Ministre Nagavci, kur do të vijë ky ‘luks’ në shkollat e Kosovës?

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka qëndruar në Suedi, ku nga afër ka përcjell punën e mësuesve shqiptarë atj.

Ajo ka treguar se ka marrë pjesë në një orë mësimore të klasës së parë në shkollën Rebbelbegaskolan me mësues Xhevat Isufi, në qytetin Ängelholn të Suedisë.

- Advertisement -

Nga foto e publikuara shihet se në klasë kushtet janë jashtëzakonisht të mira për mësim, nga një nxënës i ulur në bankë, kurse pamje e klasës fantastike.

- Advertisement -

Por në Kosovën tonë ku Nagavci është e para e arsimit, nuk gjendet një klasë e tillë, për nga kushtet, pasi në ndonjë fshat edhe mund të ketë më pak nxënës brenda një klase, shkruan Albanian Kids Education.

Por këtë ‘luks’ nuk e kanë shkollat e kryeqytetit dhe disa qyteteve ku brena një klase janë mbi 30 nxënës. /Kids of Kosova & Albanian Kids Education/