Klasa me emrin ‘Arbërie Nagavci’ që nuk e përfilli thirrjen e ministres

- Advertisement -

Kjo klasë mbanë emrin e të parës së Arsimit. Mirëpo përkundër nderimit e simpatisë që kolektivi gëzon për Arbërie Nagavcin, mësimdhënësit e shkollës “Hasan Prishtina”, nuk përfillën thirrjen e saj që mësimi të filloj me 1 shtator.

- paragrafi 1 -

Andaj të gjithë këta mësues erdhën të enjten në ora 9 të mëngjesit për t’iu bashkuar grevës.

- Advertisement -

Por, me vendimin për pezullim të mësimit, nuk po pajtohet edhe drejtori i Mefail Maliqi.

Ai tregoi se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë më tutje me procesin mësimor.

Ajan Zubaku i cili është nxënës i shkollës “Rexhep Mala” me padurim e kishte pritur që këto dyer t’i gjejë të hapura.

- Advertisement -

E këtë mbishkrim pavarësisht paralajmërimeve të mos e shihte.

Mësimi nuk ishte duke u mbajtur as në Koretin. Edhe këtu shkolla ishte tërësisht e zbrazët.

T7 ka provuar të marrë një qëndrim nga Këshilli i Prindërve në këtë komunë, por ata nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës.

Prapa saj, bënë të ditur që e kundërshtojnë fuqishëm mbajtjen e grevës.

Nga Komuna e Kamenicës treguan se të gjitha përgatitjet janë bërë por mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë. /T7/