Nën melodinë magjike të filmit të vizatuar “11 Princeshat balerina” , me lëvizje të ëmbla fëmijërore, 11 vajzat e klasës së dytë për pak qaste kthyen përrallën në realitet.
Përmes kësaj magjie ato n’a bën të kuptojmë se sot vajzat festojnë të drejtat dhe liritë e plota për të cilat kanë lobuar shumë breza para neshë.
Pa harruar që, liria ka edhe përgjegjësitë e saj të cilat duhet zbatuar për të krijuar një të ardhme të ndritshme.
Vajzat, në po të njejtën atmosferë nën silueten e përrallave, përcjellen mesazhe të rëndësishme për të ndërgjegjësuar vendet që ende nuk i gëzojnë të drejtat e plota, ndërsa për ne bën thirrje që realitetin e tanishëm ta gëzojmë duke shfrytëzuar këto të drejta që e ardhmja të jetë një vlerë në familje, shoqëri dhe profesion. Sepse një vajzë e edukuar dhe e arsimuar është vlerë për shtetin.