Në kuadër të vlerësimit të punës dhe rezultateve të nxënësve për gjysmëvjetorin e dytë, në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u analizuan arritjet, sjellja dhe angazhimi i nxënësve gjatë periudhës mësimore.
Bazuar në kriteret e përcaktuara nga shkolla, u përzgjodhën klasat më të mira në nivel shkolle, të cilat janë veçuar për disiplinë, përkushtim në mësim dhe rezultate të mira akademike.
Sipas vlerësimit të bërë, si klasat më të dalluara u shpallën:
Klasa 6/2 nga niveli i klasave të gjashta;
Klasa 7/1 nga niveli i klasave të shtata;
Klasa 8/2 nga niveli i klasave të teta;
Klasa 9/4 nga niveli i klasave të nënta.
Nga shkolla vlerësohet se këto klasa kanë dëshmuar përgjegjësi, bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm gjatë procesit mësimor, duke u bërë shembull pozitiv për bashkëmoshatarët e tyre.
Ky vlerësim synon të motivojë nxënësit për të vazhduar me rezultate të mira dhe të nxisë konkurrencën pozitive në mjedisin shkollor.