Një atmosferë e mbushur me emocione, gëzim dhe mirënjohje shënoi ceremoninë e organizuar nga nxënësit e klasës 5/1 të shkollës “Dardania” në Prishtinë, të cilët festuan përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.
Së bashku me mësuesen e tyre, Arbëreshë Hasanaj, nxënësit realizuan një program të pasur artistik, duke sjellë para prindërve, familjarëve dhe të ftuarve një mozaik aktivitetesh që pasqyronin talentin, kreativitetin dhe përvojat e fituara gjatë pesë viteve të para të shkollimit.
Programi përfshiu këngë, recitime, valle dhe interpretime të ndryshme artistike, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte kënga e interpretuar nga të gjithë nxënësit, kushtuar mësueses së tyre.



Një fjalë rasti mbajti mësuesja Arbresha Hasanaj e cila ju uroj shumë suksese nxënësve.
“Mbyllëm një kapitull të bukur të udhëtimit tonë në klasën e pestë. Me shumë emocione, kujtime dhe krenari, u themi nxënësve tanë: rrugëtim të mbarë në hapat e rinj të dijes!
Ju urojmë suksese të pafundme dhe një të ardhme të ndritur. 🌟🎓”, tha mësuesja mësuesja e klasës, Arbresha Hasanaj.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe mësuesja e pensionuar Minire Pira, e cila i kishte udhëhequr nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Ajo ju uroj shumë suksese nxënësve, ku rikujtoi vitet e para të këtij brezi.








Në fund të programit, secilit nxënës iu nda një mirënjohje simbolike për angazhimin dhe sukseset e treguara gjatë viteve të shkollimit fillor.
Festimi u përmbyll me prerjen e tortës festive, në të cilën ishin vendosur emrat e të gjithë nxënësve të klasës.



Dita u kurorëzua me fotografi të përbashkëta të nxënësve, prindërve dhe dy mësueseve, Arbëreshë Hasanaj dhe Minire Pira, duke lënë pas kujtime të paharrueshme nga një etapë e rëndësishme e jetës së tyre shkollore. /AlbanainEducation.net/.