E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kjo simptomë manifestohet më shpesh në tremujorinë e parë të shtatzënisë tek nënat

- Advertisement1-

Një simptomë e zakonshme e shtatzënisë dhe që mbetet prezente pothuajse në tërë ciklin nëntë mujor të procesit është lodhja, veçanërisht gjatë tremujorit të parë dhe të tretë.

Më shumë se gjysma e nënave shtatzënë e përjetojnë këtë simptomë. Shumica e grave kanë dëshirë të gjejnë një vend ku të fshihen për tu mbështjellë me një batanije dhe për të bërë një gjumë të mirë shkruan American Pregnancy Asssociation, përcjell Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ju mund të keni vështirësi të flini gjatë shtatzënisë tuaj për shkak të udhëtimeve të shumta në banjë, ngërçeve të këmbëve dhe urthit.

Por, lodhja mund të jetë një simptomë e anemisë, veçanërisht nga mungesa e hekurit.

Trupi juaj ka nevojë për hekur për të bërë hemoglobinë, substancën në qelizat e kuqe të gjakut që u mundëson atyre të sjellin oksigjen në indet tuaja dhe tek foshnja juaj.

Sipas ‘Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve’ nevoja juaj për hekur dyfishohet në 27 mg gjatë shtatzënisë për shkak të nevojave të foshnjës, gjakut shtesë të prodhuar nga trupi juaj dhe humbjes së gjakut që do të ndodhë gjatë lindjes.

Shumica e vitaminave prenatale përmbajnë hekur të mjaftueshëm për të mbështetur këtë kërkesë të shtuar.

Për të zvogëluar mungesën e energjisë dhe lodhjen e shtatzënisë, ndiqni këto rekomandime:

- Advertisement -rrrrrrr

– Nëse është e mundur, bëni një sy gjumë edhe gjatë ditës. Poashtu, ne rekomandojmë një jastëk cilësor të shtatzënisë që ofron mbështetje të shkëlqyeshme.

– Shkoni në shtrat herët, nëna!

– Ulni shanset e nevojës për të shkuar në banjë duke pirë lëngje më herët gjatë ditës dhe shmangni pirjen të paktën 2 orë para gjumit.

– Minimizoni urthin gjatë natës duke mos ngrënë menjëherë para gjumit (2-3 orë para fjetjes).

– Shtrijeni muskujt e këmbëve para gjumit për të shmangur ngërçet në këmbë dhe përfshini ushqime të pasura me kalium: si banane, pjeshkë, kivi, patate dhe zarzavate me gjethe në dietën tuaj.

– Ushtroni, përveç nëse ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ka këshilluar kundër kësaj ide. Mund të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe të energjisë (30 minuta ecje, tre herë në javë mund të ju ndihmojë)

– Mundohuni të hani çdo 3-4 orë dhe sigurohuni që të përfshini karbohidrate, proteina dhe yndyrë në çdo vakt ushqyes.

– Shmangni kafeinën nëse është e mundur (200 mg konsiderohet maksimumi çdo ditë).

– Pini shumë lëngje, veçanërisht ujë.

– Ulni stresin. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nëse jeni të stresuar. Flisni me siguruesin e kujdesit shëndetësor për burime – madje mund të provoni të meditoni!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...