Kjo shkollë private kërkon mësimdhënës të matematikës

- Advertisement -

Shkolla private “British School of Kosova” ka shpallur konkurs për mësimdhënës të matematikës.

- paragrafi 1 -

Kjo shkollë kërkon një mësimdhënës të matematikës me orar të plotë dhe një me gjysmë norme, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

KONKURS

Për pranimin e mësimdhënësve, për vitin shkollor 2022/23, si vijon:

Mësimdhënës për Matematikë (me normë të plotë);
Mësimdhënës për Matematikë (me gjysmë normë).
Kushtet për konkurrim:

- Advertisement -

Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;

E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
Njohja e Gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.
Dokumentacioni i nevojshëm

CV;
Letra motivuese;
Kopjet e dokumentacionit përkatës;
Dëshminë që vërteton përvojën e punës.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 1 dhjetor 2022.

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në web faqen e shkollës ose të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në:

The British School of Kosova,

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë

apo në email adresën: [email protected]

Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe është i pakthyeshëm. Nuk japim përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar në origjinal!