Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitën e mëposhtme:
Mësimdhënëse e matematikës për nxënës të klasave nga 1 deri në 12.
Përgjegjësitë kryesore:
Zhvillimi i orës mësimore sipas standardeve të MindBulb Education.
Planifikimi dhe përgaditja e materialeve mësimore të cilat mundësojnë mësimin aktiv.
Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
Shënimi i raporteve mujore mbi progresin e nxënësve.
Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave dhe testeve.
Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.
Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të nxënësve/studentëve, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të MindBulb Education dhe ngjashëm.
Pjesëmarrja aktive në observime kolegiale dhe trajnime të organizuara nga MindBulb Education.
Kërkesat e profilit:
Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
Përvoj pune në edukim për së paku dy (2) vite.
Njohuri të shkëlqyera në lëndën e matematikës.
Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën.
Kreativ/e
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
Për aplikime:
Dërgoni CV-n tuaj përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në [email protected]
Data e fundit për aplikim është 29/02/2024