Asociation “Loyola-Gymnasium” ka shpallur tre vende të lira pune për mësimdhënës/e klasore.
Konkursi i plotë:
Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:
• Dy mësimdhënës/e për mësim klasor në Shkollën Fillore Loyola, zëvendësim për pushimin e lehonisë.
• Një mësimdhënës/e të mësimit klasor për angazhim si bashkëpunëtor/e pedagogjik/e në programin fillor në kornizën e qëndrimit të pasdites.
Kandidatët duhet të fillojnë punën më 01.09.2026.
Kushtet që duhet të plotësohen:
-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme niveli master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.
Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.
Dokumentet shtesë:
Certifikata të trajnimeve;
Referenca etj.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 13.05.2026 deri më 25.05.2026, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në:
[email protected].
Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose
telefononi në nr. +383 44 827 909.
Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla