Kjo shkollë fillore hap vende të lira për disa mësimdhënës
nder titull
- Advertisement5 -
Shkolla Fillore dhe e Mesme & Kolegji Profesional “Universum” në Ferizaj ka hapur konkurs për edukatore, mësimdhënës për arsimin fillor, për arsimin e mesëm të ulët, për arsimin e mesëm të lartë dhe për lëndët zgjedhore dhe ato mbështetëse, shkruan AlbanianEducation.net.
- paragrafi 1 -
Njoftimi i plotë:
- Advertisement - M1
KONKURS I HAPUR – Për Stafin Mësimor
Shkolla Fillore dhe e Mesme & Kolegji Profesional “Universum” – Ferizaj shpall konkurs të hapur, pa afat kohor, për pranimin e stafit mësimor në të gjitha fushat dhe lëndët mësimore për vitin shkollor 2025-2026.
Pozitat e hapura:
Edukatore (niveli parashkollor)
Mësimdhënës për arsimin fillor
Mësimdhënës për arsimin e mesëm të ulët
Mësimdhënës për arsimin e mesëm të lartë
Mësimdhënës për lëndët zgjedhore dhe ato mbështetëse
Lëndët për të cilat mund të aplikohet:
Gjuhë dhe letërsi shqipe
Gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht)
Matematikë
Fizikë, Kimi, Biologji
Histori, Gjeografi
Teknologji dhe informatikë
Edukatë qytetare
Edukim fizik dhe sport
Edukatë Muzikore, Art figurativ
Psikologji
Lëndët profesionale për drejtimin e infermerisë dhe stomatologjisë
Lëndët profesionale për teknologjinë digjitale
Kriteret e aplikimit:
Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse
Përvojë e mëparshme në mësimdhënie (përparësi)
Aftësi për të përdorur teknologjinë në mësimdhënie
Aplikimi bëhet vetëm përmes email-it. Dokumentet në formë fizike nuk pranohen!
Në subjektin e email-it, kandidatët duhet të shënojnë pozitën për të cilën aplikojnë!
Aplikimet do të shqyrtohen në vazhdimësi dhe kandidatët që plotësojnë kriteret do të ftohen për intervistë dhe demonstrim të mësimdhënies sipas nevojës.
Kjo faqe përdor “cookies” për t'ju dhënë përvojën më të mirë në faqen tonë.
Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet, ju jeni dakord për përdorimin e tyre.
Për më shumë informata ju lutem drejtohuni tek
“Politika e Privatësisë”.