Shkolla “Kongresi i Manastirit” në Pozharan të Vitisë ka njoftuar se dy nxënësit më të dalluar në gjysmëvjetorin e parë do t’i shpërblejë.
Dy nxënësit fitues do të shpërblehen me nga një laptop.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR NXËNËSIT
Jemi në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së dy nxënësve më të dalluar për këtë gjysmëvjetor.
Kriteret:
– Të gjitha notat pesëshe
– Asnjë mungesë pa arsye
-Pjesëmarrje aktive në aktivitete shkollore
Shpërblimet:
• Një laptop i siguruar nga Shkolla
• Një laptop i dhuruar nga Fursinë Kosova, me pronar z. Burim Zuka
Vitin e ri mund ta prisni me një dhuratë që është burim i suksesit tuaj!
Suksese të gjithëve!
Drejtoria e Shkollës “Kongresi i Manastirit”