E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kjo mund të jetë videoja më e bukur që keni parë gjatë javës

- Advertisement1-

Ky vogëlush me siguri di se si të mbajë një fjalim motivues!

D’Anthony Ward e çoi djalin e tij Taj, 2 vjeç, në park muajin e kaluar, në Georgia, një qytet në periferi të Atlantës, për t’i dhënë atij pak hapësirë ??për të vrapuar dhe për të luajtur.

- Advertisement -

“Atij i pëlqen të ngjitet në gjëra të larta dhe sa arriti në sheshin e lojërave, u ngjit në mur. Më deshi edhe mua ti bashkohesha atje lart”-tha Ward për ‘TODAY Parents’. “Unë isha duke thënë,’jam pak më i vjetër, nuk mund të ngjitem aty’”.

Taj u duk se i interpretoi më së miri justifikimet e babait, duke i thënë se ai është shumë i madh për ta pasur murin frikë. Menjëherë filloi të inkurajonte babanë e tij. Kur ishte e qartë se ai nuk do të hiqte dorë nga ‘fjalimi’ i adhurueshëm motivues, Ward filloi ta filmonte këtë moment të lezetshëm. “Mund ta bësh, Dada! Mund ta bësh”, tha Taj nga maja e murit ngjitës.

 

“Nuk mundem, unë jam shumë i madh”, i tha Ward djalit të tij. “Ti mund ta bësh! Vendose këmbën tënde këtu,” tha Taj,vetëm dy vjeç, duke e udhëzuar babanë e tij se si ai e bëri për t’u ngjitur në atë mur. “Ngjitu tek unë!” Edhe kur babai i tij përpiqej të shpjegonte pse nuk mundej Taj nuk dorëzohej “E di që mundesh! Eja, mund ta bësh! “-tha ai.

Ward filmon gjithmonë momente argëtuese baba-bir për t’i ndarë në Instagram dhe kanalin e tij në YouTube, ‘The Dad Vlog’. Ai tha se ky fjalim motivues e bëri atë emocional, pasi tregoi se si djali i tij beson shumë tek ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...