Kjo ministri shpall konkurs për 200 vende pune, paga 423 euro

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme, ka shpallur konkursin Publik për zyrtar administrativ.

Sipas konkursit, numri i pozitave të lira është 200 ndërsa lloji i pozitës është nëpunës administrativ dhe mbështetës.

- Advertisement -

Paga mujore bruto është 423.85 Euro ndërsa periudha e kontratës është me afat të caktuar, një vit.

Vendi i punës është në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

- Advertisement -