E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kjo ministri hap konkurs pë 100 praktikantë me pagesë – paga 170 euro

- Advertisement1-

Ministria e Financave ka hapur konkurs për 100 praktikantë me pagesë, shkruan Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net)

Vlera e mbështetjes financiare

- Advertisement -

Vlera e mbështetjes financiare për të rinjtë cilët angazhohen si praktikantë është 170 Euro (njëqind e shtatëdhjetë euro) në muaj.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

Deri në moshën 25 vjeçare që janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit;
Të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri; dhe kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.

Njoftimi i plotë:

THIRRJE PUBLIKE PËR PUNË PRAKTIKE NË KUADËR TË MASËS 1.4

- Advertisement -rrrrrrr

Qëllimi

Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mbështetje për punë praktike për 100 (njëqind) të rinj, për gjashtë (6) muaj në Qendrat për Punë Sociale, Qendrat Rezidenciale për të moshuar dhe aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe në OJQ-të e licencuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Vlera e mbështetjes financiare

Vlera e mbështetjes financiare për të rinjtë cilët angazhohen si praktikantë është 170 Euro (njëqind e shtatëdhjetë euro) në muaj.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

Deri në moshën 25 vjeçare që janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit;
Të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri; dhe
Kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.
Dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit

Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike [email protected] dhe të përmbajnë dokumentacionin në vijim:

Diplomën universitare në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;

Kopjen e letërnjoftimit të aplikueses/it; dhe

Konfirmimin e statusit të papunësisë apo punëkërkuesit, të lëshuar nga Zyra e Punësimit në Komunën e aplikuesit/es, që duhet të jetë jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 11 Nëntor 2022.

Procesi i përzgjedhjes

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të themelojë një Komision i cili shqyrton aplikimet dhe krijon një listë finale të kualifikuarve për punë praktike. Nëse vlerësohet e nevojshme, Komisioni do të zhvillojë intervista me kandidatët për të përzgjedhur studentët e kualifikuar për fillimin e punës praktike, bazuar në kriteret e specifikuara me këtë vendim.

Palët e interesuara mund të kërkojnë sqarime shtesë për këtë thirrje publike nëpërmjet e-mail adresës [email protected].

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja nga Suhareka: Tmerrohem me vajzat e reja se si vishen në shkolla

Një mësuese nga Suhareka ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si sot...

Lajm i mirë për nxënësit, mësimdhënësit e shkollat e Rahovecit

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me titull" Furnizimi...

Këta janë emrat e 102 studentëve nga Juniku që kanë fituar bursa

Komuna e Junikut ka publikuar emrat e 102 studentëve që kanë fituar burstat. Studentët Junikas,...

Shkolla “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë jep një lajm të mirë

Shkolla "Xhavit Ahmeti", në Prishtinë ka njoftuar se 11 nxënës nga klasat e 9-ta...