Një çift i mbijetoi anijes që po fundosej, por u përball me një vendim:
Me vetëm një vend të lirë në varkën e shpëtimit, cili prej të dyve duhej të shpëtonte?
Një mësuese po tregonte një histori rreth një anijeje udhëtimi që kishte filluar të fundosej.
Të gjithë pasagjerët në anije duhej të evakuoheshin. Një çift mbërriti për tek varka e fundit e shpëtimit dhe zbuluan se kishte vetëm një vend, për një person.
Në këtë moment burri e shtyu gruan e tij dhe u hodh vetë mbi varkë. Gruaja i bërtiti diçka burrit të saj dhe e pranoi fatin e saj me anijen që po fundosej në thellësitë e oqeanit.
Mësuesja u ndal dhe pyeti nxënësit:
“Çfarë mendoni se i tha burrit të saj kur ajo bërtiti?”
“Të urrej!”, “Egoist i sëmurë”, “Maskara”… përgjigjeshin studentët duke shfryrë me mllef.
Pastaj mësuesja iu kthye një djali të heshtur në bankën e parë, i cili nuk po përfshihej dhe e pyeti…
Djali tha: “Mësuese, unë besoj se gruaja e tij bërtiti: Kujdesu për fëmijën tonë!”
“A e ke dëgjuar këtë histori më parë?” e pyeti mësuesja e befasuar.
“Jo, por kjo ishte ajo që nëna ime i tha babait tim pak para se sëmundja t’i merrte jetën asaj.”
Mësuesja ia ktheu, “Përgjigja jote është e saktë.”
Anija u mbyt, dhe burri u kthye në shtëpi dhe e rriti vajzën e tyre.
Dhe kur ai vdiq, vajza e tyre gjeti ditarin e tij.
Ajo grua për të cilën flet kjo histori është gjyshja ime.
Ajo zbuloi se nëna e saj ishte diagnostikuar tashmë me sëmundje terminale para se të hipte në anijen e lundrimit.
Në këtë momentin kritik, kjo grua e guximshme sakrifikoi veten duke u zhytur në oqeanin e ngrirë.
Por, para se ajo të gëlltitej në thellësitë e tij, ajo i tha një gjë të fundit burrit të saj:
“Jeto, jeto për hir të vajzës sonë!”
Në ditarin e tij burri shkroi: “Sa do të doja të t’i kisha mbajtur duart dhe të fundosesha në thellësisë së oqeanit me ty …”
Historia përfundoi dhe e tërë klasa mbeti e heshtur …
Kurrë mos u përqendroni vetëm në anën sipërfaqësore dhe t’i gjykoni të tjerët pa i kuptuar.
Ata që duan të nguten e bëjnë këtë gabim, çdo njeri, çdo klithmë e mbytur për ndihmë, çdo fjalë, ka historinë që fshihet si ajsberg nën sipërfaqen e dukshme.
Mos e ngatërroni kurrë vogëlsinë sipërfaqësore të majes së ajsbergut me madhësinë e tij të fshehur nën të./shkollaesuksesit/