Kjo Komunë njofton se mësimdhënësve me 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune u jepet paga jubilare

- Advertisement5 -

Për herë të parë, të gjithë të punësuarve në arsimin fillor të Komunës së Tetovës të cilët janë me 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune u është ndarë paga jubilare.

- paragrafi 1 -

Komuna përmes një njoftimi thotë se kjo është një dëshmi e qartë se po punojnë për një arsim cilësor dhe për një sistem që vlerëson drejt përkushtimin, punën dhe kontributin shumëvjeçar të secilit të punësuar në arsimin fillor.

- Advertisement - M1

Komuna tutje ka njoftuar se pagë jubilare do të marrin edhe mësimdhënësit e shkollave të mesme.

“Gjatë vitit 2026 pagën jubilare do ta marrin edhe të gjithë të punësuarit në shkollat e mesme”, thuhet në njoftim.

24

- Advertisement - m2