Kjo komunë në Kosovë njofton se nesër s’do të mbahet mësim në disa shkolla për shkak të vërshimeve

- Advertisement -

Komuna e Istogut ka bërë të ditur se mësimi në disa nuk do të mbahet nesër.

- paragrafi 1 -

Me anë të një njoftimi thuhet se kjo po ndodh për shkak të situatës të krijuar si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

- Advertisement -

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehet mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh”.

“Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht. Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Albanian Kids Education/