Kjo komunë e shtyn fillimin e mësimit deri më 19 janar

- Advertisement5 -

Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e mësimit deri më datë 19 janar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kjo komunë thotë se ky vendim vije si pasojë e kushteve tejet të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra të komunës, si dhe duke marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Njoftim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Duke u bazuar në gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, si pasojë e kushteve tejet të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra të komunës, si dhe duke marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore dhe temperaturat e ulëta, është vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, merret vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet për një (1) javë, dhe se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më datë 19 janar në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Komunën e Fushë Kosovës.

Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim.Për çdo informatë shtesë, publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.

DKA – Fushë Kosovë – 11 Janar 2026