Barazia ne mes te puneve (kualifikimeve) te ndryshme
Ne nje shkolle nje klase dallohej prej te tjerave ne mesim. Ishte me e mira. Problem ishte vetem mesimdhenesi i matematikes i cili vendoste nje numer te vogel te notave te shkelqyeshme dhe nder te tjerat ishin me shumice te mjaftueshme.
Klasa e zellshme e kishin diskutuar dhe nje ore mesimore ju drejtuan mesimdhenesit te matematikes: “Mesimdhenes ne klasa patem nje diskutim dhe mendojme se je duke bere padrejtesi ne vlersim sepse po vendose shume pak nota te mira. Si mund te jete e vertet kjo kur ne te gjithe mesojme shume dhe jemi klasa me e mire ne shkolle?”
Mesimdhenesi i shikoi njehere u fali nje buzqeshje dhe ju tha shkurt: “U tha, u bë.”
Pas nje kohe mesimdhenesi zhvilloi nje vlersim tjeter dhe pas kontrollimit u vuri te gjithe nxenesve nota te larta. E tere klasa u gezua. Pastaj tek vlersimi tjeter u vuri gjithe klases nota te ulta. Klasa heshti, disa i’u gezuan vlersimit te tille e disa ulen koken.
Tek vlersimi tjeter mesimdhenesi i vuri tere klases nota mesatare prap disa u gezuan disa u hidheruan.
Vlersimin tjeter mesimdhenesi u vendosi prap te gjitheve nota te shkelqyera dhe u gezuan gati te gjithe por kishte edhe ftyre vrejtur dhe ne vlersimin e rradhes kur mesimdhenesi u vendosi te gjitheve nota te dobeta reaguan ashper nxenesit e shkelqyer perderisa te dobetit ishin te qete e te kenaqur. Kur mesimdhenesi i’u tha se ata vet e kishin kerkuar plasi rremuja ne mes te nxenesve.
Te dobetit e quanin te drejt vlersimin e mesimdhenesit qe rrinte ne heshtje dhe vetem i shikonte qetas dhe kerkonin nga nxenesit e shkelqyer qe ta mbanin fjalen dhe i quanin “dyftyresha” ndersa te shkelqyerit ngadal filluan te jene viktima dhe mundoheshin qe te mbroheshin nga ofendimet.
Mesimdhenesi i la ashtu per nje kohe dhe vetem pak para se te eskaloj situata nderhyri:”E shihni nxenesit e mi kjo eshte pasoja e vlersimit te barazimit te puneve te ndryshme.
Barazimi i vlerave te ndryshme d.m.th. shkelje e te drejtave te individit sepse nje njeri qe punon me shume per te qene ai qe eshte po e barazon me nje njeri qe eshte perpjekur me pak.
Pra, nxenesin e shkelqyer qe meson po e barazon me nje te dobet qe nuk meson. Pra, nuk ekziston nje barazi sociale. Barazi sociale, ne mes te shtresave te ndryshme te njerezve d.m.th. padrejtesi ndaj njerezve. E provuat vet kete padrejtesi. Notat kthehen si duhet te jene. Vazhdojme…”
Nxenesve te shkelqyer iu kthye buzqeshja ne ftyre. E moren nje mesim te shkelqyer. Te dobetit filluan ta shikonin me “urrejtje” mesimdhenesin. Disa te dobet filluan edhe ta inqizonin me kamere 😉
Anduena Hajredinaj