Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

- Advertisement5 -

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje specifike mbi mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke sqaruar edhe se kush do të mbetet jashtë kësaj pagese.

- paragrafi 1 -

Ndonëse vendimi mbulon shumicën dërrmuese të shërbyesve publikë, ekziston një kategori specifike që nuk do të përfitojë nga kjo masë mbështetëse.

- Advertisement - M1

Sipas Ministrit Murati, personat që janë në procese disiplinore apo kanë status të pezulluar nuk do të jenë pjesë e listave të pagesave.

“Edhe personat që figurojnë të suspenduar në këtë muaj aktualisht, apo kanë qenë më herët dhe ende vazhdon suspendimi i tyre, të mos përfshihen në listën e pagës së 13-të”, deklaroi Murati gjatë mbledhjes së qeverisë.