Kjo fotografi e cila u bë virale në rrjetet sociale do të dalë në ankand për mijëra dollarë

- Advertisement -

Fotografia origjinale e një vajze e cila u bë virale në internet, do të dalë tani në ankand për mijëra dollarë.

- paragrafi 1 -

Sipas BBC Chloe Clem, tani 10 vjeçe, u bë hit në internet në vitin 2013, kur në moshën dyvjeçare, nëna e saj e filmoi derisa kjo i dha një reagim të pakënaqur ndaj një udhëtimi të papritur në Disneyland.

- Advertisement -

Imazhi që atëherë është bërë një meme, për këdo që shpreh ndonjë shqetësim.

Fotografia do të shitet si pjesë e njësisë së të dhënave NFT, një mënyrë për të zotëruar imazhin origjinal dixhital.

NFT-ja siguron një certifikatë dixhitale të pronësisë së ndonjë imazhi apo video, dhe lejon që versionet e famshme origjinale të përmbajtjes – të tilla si memet dhe postimet virale – të shiten sikur të ishin vepra fizike të artit.

- Advertisement -

Në shumë raste, artisti mund të ruajë të drejtat e autorit të veprës së tyre, kështu që ata mund të vazhdojnë të prodhojnë dhe shesin kopje të saj, por blerësi zotëron “origjinalin” e tij.