E diel, 24 Nëntor, 2024

Kjo është simptoma e pazakontë që po shfaqet te fëmijët e prekur me variantin Omicron

- Advertisement1-

Një simptomë e pazakontë e Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla.


Të miturit sipas tyre, kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit. Dr. David Lloyd tha gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup.

- Advertisement -

Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbja e kokes e humbja e oreksit– që duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.

Eksperti tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen.

“Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta”. “Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, u shpreh mjeku.

Më herët, të tjerë speicalistë kishin paralajmëruar se njerëzit po kërkojnë simptoma të gabuara.

Tre shenjat kryesore të Covid 19 janë kolla e vazhdueshme, temperatura të larta dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...