Një rregullore e çuditshme e shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj po ia ndalon pesëvjeçarit E.I. të shkojë në shkollë si parashkollor.
Pesëvjeçarit nuk po i lejohet të hyjë në shkollë për shkak të flokëve të gjata.
Një rregullore e shkollës thotë se “Ndalohet bartja e vathëve dhe rritja e flokëve te djemtë”.
Prindi i fëmijës, Fadil Idrizi, thotë se drejtoresha Servete Hajrullahu e ka larguar djalin nga shkolla për shkak të flokëve të gjata.
Ai tha për KALLXO.com se ka kërkuar arsyetim rreth këtij vendimi nga drejtoresha e shkollës, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Inspektorati i Komunës, por nuk ka marrë përgjigje.
“Kam një hall për djalin tim pesëvjeçar, të cilin drejtoresha ma ka larguar nga shkolla më të drejtën që fëmija nuk mund të vijë në shkollë, si parashkollor, për arsye vetëm pse i ka flokët e gjata” – tha prindi i brengosur.