Kjo është pesha e përgjithshme që fitohet gjatë procesit nëntë mujor të shtatzënisë

- Advertisement -

Fitimi i peshës gjatë shtatzënisë, është një temë që lakohet më së shpeshti.

Një procesi i mbarë i zhvillimit nëntë mujor, merr ca kile më shumë drejt një lindje të frytshme.

- Advertisement -

Shtimi në peshë tipik gjatë shtatzënisë është 11 deri në 15 kg, por është e shëndetshme për gratë që janë nën peshë të fitojnë 11 deri në 18 kg dhe gratë që kanë mbipeshë të fitojnë 6 deri në 11 kg, përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë tremujorit të parë, foshnja është e gjatë vetëm rreth 5 centimetra, kështu që pjesa më e madhe e peshës që fitoni vjen nga depot e rritura të yndyrës, mitra dhe placenta, të cilat përgatiten të gjitha kur fëmija fillon të rritet më i madh.

Ndër të tjera, gjatë lindjes, një fëmijë mesatarisht peshon rreth 3 kg. Pra, nëse nëna shtatzënë mesatarisht duhet të fitojë 11 deri në 15 kg, atëherë nga vjen pjesa tjetër e peshës?

- Advertisement -

“Kjo është për shkak të gjinjve më të mëdhenj, mitrës së zgjeruar, placentës dhe lëngut amniotik”.

“Rritja e vëllimit të gjakut, vëllimit të lëngjeve dhe depove të yndyrës përbëjnë pjesën tjetër”.