Zv.ministrja e Arsimit, Edona Maloku-Berdyna, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ajo ka deklaruar banesë në vlerë 180 miijë euro, shtëpi në vlerë 20 mijë euro, truall në vlerë 146 mijë euro, garazhë në vlerë 10 mijë euro (të gjitha në bashkëpronësi të bashkëshortit), shkruan Albanian Education.
Poashtu ka deklaruar dy vetura, njëra e tipit Volvo në vlerë 20 mijë euro dhe tjetra Renault në vlerë 3 mijë euro.
Në emër të vet para të ruajtura në bankë ka deklaruar 379 euro, kurse 55 mijë euro në emër të bashkëshortit.
Në emër të vet ka deklaruar dy kredi për të shlyer, dhe disa kredi për të shlyer në emër të bashkëshortit.
Zv.ministrja Maloku-Berdyna ka bërë të ditur se pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme janë krijuar si pasuri e përbashkët në martesë, por janë listuar si pasuri të bashkëshortit meqë ashtu janë të regjistruara. Përjashtim këtu bëjnë trualli e shtëpia në novosellë (Komuna e Pejës) dhe vetura Renault, që janë pasuri e trashëguar e bashkëshortit nga babai i tij.
Ajo tregon se anulimi i shitblerjes së banesës së babait të bashkëshortit është listuar si detyrim sepse është obligim financiar që duhet t’i kthehet personit të tretë.
/Albanian Education