Kjo është ora e duhur për të konsumuar akullore

- Advertisement -

Akullorja, shija më tunduese e verës, siç dihet, ka një përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh.

- paragrafi 1 -

Nëse të gjithë deri më sot kishim menduar se akulloret duhen konsumuar gjatë pjesës së parë të ditës, në fakt, sipas ekspertëve, ato duhet të konsumohen vetëm në orët e darkës.

- Advertisement -

Duke theksuar përmbajtjen e lartë të vitaminave A, B, C, D dhe E, por edhe të mineraleve si kalcium, fosfor, magnez, natrium, kalium, hekur dhe zink – shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, Dr. Fevzi Ozgonul thotë se mënyra më e mirë për t’i marrë këto vlera ushqimore është pikërisht nga konsumi i akulloreve.

Duke këshilluar që të mos konsumohet akullore gjatë ditës, Dr. Ozgonul ndalet tek arsyeja: “Për të shmangur efektin e dëmshëm të sheqerit që përmban një akullore, ajo duhet konsumuar pas orës 10:00 të mbrëmjes.

Në mënyrë që trupi të absorbojë të gjithë sasinë e sheqerit, e rëndësishme është që të ketë marrë ushqim gjatë ditës, në mëngjes dhe në drekë, por natyrisht, duhet të qëndroni larg nga ëmbëlsirat dhe pastat e tjera për të pasur një tretje sa më të shëndetshme.”

- Advertisement -

Akullorja e parë është prodhuar 3000 vjet më parë, në Kinë. Pastaj, në vitin në vitin 1777, filloi të prodhohet edhe në USA. Në fillim ishte thjesht një produkt i bërë në shtëpi deri në mesin e shekullit XIX dhe më vonë, në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të dytë, akullorja filloi të bëhej një produkt i industrializuar