E diel, 19 Janar, 2025

Kjo është mosha e duhur kur fëmijët duhet të lajnë dhëmbët

- Advertisement1-

Furçë dhëmbësh,kolinoz, fluor… Ka një moshë për gjithçka.

Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) 60-90% të fëmijëve që i përkasi grupimeve moshore 1-7 vjeç kanë kane probleme me shëndetin oral dhe kariesin.

- Advertisement -

Për ta parandaluar atë duhen marre këshillat e duhura dhe duhet filluar në kohën e përshtatshme larja e dhëmbëve.

Studimet e ndryshme kanë treguar se edhe kur del dhëmbi i parë ka rrezik të preket nga kariesi.

Kur fëmija mbush 2 vjeç, larja duhet bërë një ritual i përditshëm i higjienës së tij. Me kalimin e kohës mund të përdoret edhe pak pastë, por në sasi shume të vogël. Duke filluar nga mosha 3-vjeçare duhet të fillojë larja me një sasi kolinozi gati sa një kokërr bizeleje 2 herë në ditë. Në këtë periudhë fillon edhe larja e gjuhës, atje ku bakteret grumbullohen më shumë dhe akumulohet era e keqe e gojës. Kjo është edhe mosha kur fëmija di edhe të pështyjë.

Pasta e fluorizuar i pastron më së miri dhëmbët, forcon smaltin, e bën atë më të qëndrueshëm dhe parandalon prishjen e dhëmbëve (kariesin).

Prandaj fluori është tejet i rëndësishëm për te vegjlit. Duke qenë se jo të gjithë fëmijët e kanë të zhvilluar njësoj refleksin e të pështyrit, me e mira është zgjedhja e një paste me fluor nga 250-500ppm për ata nën 6 vjeç, 500-1500ppm për ata 6-12 vjeç dhe nga 1000-2000ppm për më të rriturit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...