E diel, 23 Shkurt, 2025

Kjo është maturantja nga Gjakova e cila grumbulloi më së shumti pikë në Testin e Maturës

- Advertisement1-

Dje janë publikuar rezultatet përfundimtare të Testit të Maturës, të cilit nxënësit e klasëve të dymbëdhjeta i janë nënshtruar më 18 qershor.

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruan këtij testi, asnjë prej tyre nuk ka arritur që të grumbullojë maksimumin e pikëve, pra 100 pikë, ndërsa vetëm 77 nxënës kanë arritur të marrin mbi 90 pikë.

- Advertisement -

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vetëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”, ka thënë dje shefi i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi.

GazetaDemos merr vesh se nxënësja e cila morri më së shumti pikë në këtë test është Lyra Purrini nga Gjakova, e cila grumbulloi 95 nga gjithsej 100 pikë.

17-vjeçarja, e cila ka qenë nxënëse në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, tha se provimi i Maturës teston ato që janë mësuar në tre vitet e shkollës së mesme.

“Testi ka qenë mesatarisht i vështirë. Ka pasë pyetje në gjuhen shqipe edhe angleze për mendimin tim mjaft subjektive ku nuk mundesh me percaktu shumë lehtë përgjigje të saktë apo pasakte. Mirëpo në përgjithësi mendoj se ka qenë reflektim i mirë për çka kemi mësuar tre vitet e fundit”, u shpreh Purrini.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje e reja nga Gjakova potencoi se përgatitjen për këtë test e ka bërë në mënyrë sistematike.

“Në shkollë të mesme kam mësuar mjaft sistematikisht, prandaj kam përseritur shumë çka kam mësuar më parë. Kam shkuar një javë në kurset që janë mbajtur në shkollën tonë nga universitetet private. Po ashtu kam kryer kuize online me pyetje që kanë qenë në teste të matures paraprake”, bëri të ditur 17-vjeçarja për Gazetën Demos.

Purrini, e cila ka vendosur që studimet universitare t’i vazhdojë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, tha se ky rezultat në Testin e Maturës po e motivon akoma më shumë për studimet të cilat do t’i fillojë në tetor të këtij viti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...