Kjo është letra që SBASHK ju ka dërguar mësimdhënësve për t’i pyetur nëse janë për pezullimin e grevës

- Advertisement -

Janë bërë 1 muaj e 4 ditë, që kur ka filluar greva nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

- paragrafi 1 -

Që nga kjo ditë, Sindikata e Qeveria të cilat janë takuar veç dy herë, ende nuk kanë gjetur një kompromis, për të ndalë grevën.

- Advertisement -

Duke parë se Qeveria nuk po lëviz fare dhe është barrikaduar karshi kërkesave të SBAShK-ut, Sindikata ka marrë vendim që të kërkojnë nga çdo anëtar i saj përgjigje nësë ata janë për të vazhduar greva apo për ta pezulluar përkohësisht atë.

Nisur nga kjo, SBAShK-u ka kërkuar nga anëtarësia që të pezullohet greva deri në janar e të fillohet me mësim nga 3 tetori.

Albanian Kids Education ka siguruar letër kërkesën që SBASHK ju ka dërguar mësimdhënësve që greva të pezullohet deri në janar.

- Advertisement -

Ai tha se anëtarësisë i kanë dhënë kohë dy ditë për t’u përgjigjur dhe për të vendosur për pezullim të grevës deri në janar dhe të fillojë mësimi nga 3 tetori.