E diel, 23 Shkurt, 2025

Kjo është historia e trishtë e fëmijërisë së Thomas Edison. Si arriti ai të bëhej një gjeni i shekullit të tij?

- Advertisement1-

Një ditë një djalë i vogël shkoi në shtëpi nga shkolla dhe i dha nënës së tij një letër të shkruar nga mësuesi i tij i fillores.


Djali e pyeti se çfarë thuhej në letër dhe e ëma ia lexoi letrën me zë të lartë, me lot në sy: “Djali juaj është gjeni, mësuesit tanë nuk mund t’i mësojnë më asgjë. Ju lutemi kujdesuni për të”. Djali u gëzua pamasë nga fjalët e mësuesit të tij. Ndërkohë e ëma po punonte përherë e më shumë me të birin për t’i mësuar çdo gjë, që ai të bëhej i aftë.

- Advertisement -

Shumë vite më vonë, pas vdekjes së nënës së tij, djali po hidhte një sy në fotot e familjes ku aty gjeti letrën origjinale të mësuesit të tij të fillores. E hapi atë dhe lexoi: “Djali juaj ka mangësi mendore. Ne nuk jemi më në gjendje ta ndjekim bashkë me mësuesit e tjerë, ndaj ju sugjerojmë ta mësoni sa më shumë djalin tuaj gjatë pasdites”.

Djali në fjalë, quhej Thomas Edison. Në atë kohë ai ishte bërë tashmë një shpikës i famshëm. Thomas Alva Edison ishte një shkencëtar dhe biznesmen amerikan, i cili është përshkruar si shpikësi më i madh i Amerikës. Ai zhvilloi shumë pajisje në fusha të tilla si prodhimi i energjisë elektrike, komunikimi masiv, regjistrimi i zërit dhe filmat.

Edison, duke lexuar letrën, shpërtheu në lot dhe shkroi një letër tjetër me shkrimin e tij, duke ia ngjitur letrës së mësuesit si një kundërpërgjigje: “Thomas Edison ishte një fëmijë me një çrregullim mendor. Falë përpjekjeve të nënës së tij, ai u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të tij”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...