Një grua afrikane ka habitur rrjetet sociale me historinë e saj familjare.
40-vjeçarja nga Afrika ka lindur plotë 44 fëmijë dhe për të shtuar kureshtjen, kjo grua e guximshme i rrit fëmijët e saj si nënë beqare.
Mariam Nabatanzi nga Uganda aktualisht mban rekordin si gruaja me më shumë fëmijë të lindur nga një grua.
Ajo ka sollur në jetë 44 fëmijë në 15 lindje, 38 prej të cilëve i mbijetuan fëmijërisë dhe jetojnë edhe sot.
Ajo u martua në moshën 12 vjeçare dhe filloi të lindë qysh në moshën 13 vjeçare, ishte e martuar me burrin e saj për më shumë se 20 vjet dhe më pas ai e la atë.
Kjo grua aktualisht po lufton për të mbijetuar në kushte të vështira financiare si nënë beqare.
Megjithatë, përkundër përditshmërisë së vështirë dhe të gjitha tundimeve me të cilat u përball kjo trime, ajo është ende optimiste.
Në martesën e saj ka përjetuar shumë shqetësime dhe dhunë nga ish-bashkëshorti, ndaj pranon se momenti i largimit të tij nga familja ishte i mirëpritur.
Nëna beqare aktualisht është lënë të kujdeset vetë për 38 fëmijë – sepse gjashtë prej tyre fatkeqësisht nuk mbijetuan.
Një arab human ka siguruar krevate marinari për fëmijët, por nëna Mariam thekson me suksesin më të madh faktin se ka arritur t’i regjistrojë të gjithë fëmijët e saj në shkollë. Me një buzëqeshje në fytyrë, kjo grua e fortë tregoi se mjekët i thanë se ishte shumë pjellore dhe se kjo i kontribuoi “baby boom”-it të saj të madh.
Është interesante se ajo lindi një fëmijë vetëm një herë, të gjithë të tjerët ishin binjakë, trenjakë dhe katërnjakë. “Mama Uganda” siç quhet edhe sot, solli në jetë 22 djem dhe 16 vajza që janë ende gjallë.