Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Spitali i Pejës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje për rastin, raporton Periskopi.
“Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta”, thuhet në njoftim.
Spitali ka njoftuar se edukatorja është në gjendje stabile dhe është liruar për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: