E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kjo është fuqia e lëngut të kumbullës për shëndetin e stomakut

- Advertisement1-

Lëngu i kumbullave të thata ka bërë për vete shumë njerëz në botë falë aftësisë që ka për të zgjidhur problemin e mundimshëm të konstipacionit.


Ky lëng ngjyrë vjollcë është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka.

- Advertisement -

Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për të gjitha vlerat që ofron lëngu i kumbullave të thata.

Si përgatitet lëngu i kumbullave të thata

Nxjerrja e lëngut nis pas tharjes së kumbullave. Në fillim ato vendosen në ujë të nxehtë dhe valohen deri sa frutat të nisin e të shpërbëhen. Më pas e gjithë masa filtrohet dhe pjesa e mbetur është një lëng i shijshëm dhe i pasur me fibër dhe përbërës të tjerë.

Vitaminat dhe mineralet

Një gotë e vetme nga ky lëng përmban shumë vitamina, minerale dhe polifenolë. Kumbullat e thata përmbajnë në veçanti shumë magnez, kalium, fosfor, selenium, mangan dhe zink. Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, thiaminë, vitaminë B-6, vitaminë A, E dhe K.

Vlerat e lëngut të Kumbullave të thata

- Advertisement -rrrrrrr

Kundër Konstipacionit

Ky lëng përmban shumë fibër dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve. Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit.

Kocka të forta.

Antioksidantët tek frutat dhe perimet luftojnë radikalet e lira që gërryejnë kockat dhe përshpejtojnë frakturat dhe thyerjet. Lëngu i kumbullave të thata përmirëson dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalçium, magnez dhe vitaminë K.

Shëndeti i zorrës së trashë

Studimet shkencore janë të pamjaftueshme, megjithatë ato konfirmojnë se lëngu në fjalë nxit rritjen e shëndetshme të qelizave të zorrës së trashë.

Shëndeti I Stomakut

Fibra tek lëngu i kumbullave të thata përmban shumë fibër. Kjo e fundit ofron ushqyes të dobishëm për florën bakteriale në stomak dhe rrjedhimisht ofron ekuilibrat e duhur të baktereve.

Shëndeti i zemrës


Lëngu i kumbullave të thata ka një ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë mund të ulë ndjeshëm kolesterolin duke përmirësuar shëndetin e zemrës.

Mirëmbajtja e peshës

Shumë studime kanë nxjerrë në pah se kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe se ulin nivelin e sheqernave në gjak. Kumbulla e thatë përmban sorbitol, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit për diabetikët.

Shëndeti i mëlçisë

Ekspertët konfirmojnë se kumbullat e thata kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin e mëlçisë. Ato munden të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore të këtij organi.

Si ta përgatisni në shtëpi

Përbërësit

1 filxhan çaji me kumbulla të thata

5 filxhanë çaji me ujë të pijshëm.

Përgatitja

Udhëzohet të vendosni ujin në zjarr dhe pasi të ketë marrë valë hidheni në një kavanoz qelqi ku keni shtuar më parë kumbullat e thata dhe pa bërthamë. Mbulojini kumbullat me ujë dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë. Më pas futeni përmbajtjen e kavanozit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt. Përdorni një napë dhe filtrojeni. Nëse keni nevojë për më shumë ëmbëlsi përdorni mjaltë.

Kujdes

Konsumi i tepërt i këtij lëngu shkakton diare dhe gazra të tepërt por edhe urth./AgroWeb

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...