TRAGJIKE: Kjo është familja shqiptare që u shua nga aksidenti në Bullgari

- Advertisement -

46 është numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës.


Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.

- Advertisement -

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë.

Mësohet se katër anëtarë të një familje shqiptare mbetën të vdekur. Avni Ahmeti -1985, Xhihan Ahmeti-1985 dhe dy fëmijët Luan Ahmeti – 2017 dhe Alban Ahmeti-2017.